Meta: Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj evropian

Meta: Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj evropian

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një pritje për vitin e ri me trupin diplomatik.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj evropian, në pritmërinë legjitime që në 6-muajt e ardhshëm të çelim negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

"Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj evropian. Ne kemi pritmërinë legjitime që në 6-muajt e ardhshëm të çelim negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe rajonin tonë të ndërtohet një agjendë gjithëpërfshirëse dhe me afate inkurajuese anëtarësimi në BE. Ndaj, në vigjilje të shpalljes së strategjisë së re të zgjerimit, kërkojmë ndaj partnerëve tanë evropianë: Komisionit, vendeve anëtare, Parlamentit, për ta konsideruar me peshën e merituar politiko-strategjike vendimin për kalendarin e ri të zgjerimit të BE-së drejt rajonit tonë", tha Meta. 

Kreu i shtetit u bën të gjithë aktorëve vendas, në veçanti maxhorancës dhe opozitës për të përmbushur me përgjegjësi maksimale detyrimet tona.

"Natyrisht thirrja e parë u shkon të gjithë aktorëve vendas, në veçanti maxhorancës dhe opozitës për të përmbushur me përgjegjësi maksimale detyrimet tona.  Çelja e negociatave gjatë Presidencës bullgare, na kërkon shumëfishimin e përpjekjeve të përbashkëta për të garantuar sigurinë në rrugën e përbashkët evropiane të vendit. Ndaj, konfliktet dhe fryma përjashtuese duhet t’i lenë vendin bashkëpunimit dhe dialogut politik për të arritur rezultate më të prekshme e të besueshme për reformat e kërkuara e sidomos në 5 prioritetet kyçe, duke nisur me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, të drejtat e pronës, reforma e drejtë në administratën publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë së pari por edhe gjithë partnerët presin ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në respekt të ndryshimeve kushtetuese të realizuara me konsensus. Ndaj zbatimi i reformës në mënyrë transparente, të përgjegjshme e të paanshme kërkon dialog dhe bashkëpunim të qendrueshëm e të sinqertë për të garantuar pavarësinë, besueshmërinë dhe qendrueshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë" tha më tej Meta.

Presidenti Meta tha se viti 2018 shënon 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë botërore, dhe në mbarë botën do të flitet për mësimet që  na jep historia. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy