
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda tha në studion e MCN se PD nuk është përçarë dhe se ish-kryeministri Sali Berisha është duke iu dhënë shpresë demokratëve pas humbjeve të njëpasnjëshme.
“Zoti Berisha po u jep një shpresë demokratëve për fitore pasi Basha nuk iu dha asgjë.
Demokratët janë të shokuar pavarësisht vendimit non grata, nuk do të thotë që të largohet historiku i PD-së, forumet duhet të respektohen.
Nuk ka përçarje në PD, në bazë janë të gjithë bashkë. Berisha po jep shpresë demokratëve. PD është zvogëluar, deputetët aty janë kundër vendimit të Bashës por rrinë aty se kanë mandatin.”, u shpreh Deda.



