Haxhiu: Publikimi i pjesëve të dosjes për Metën tregon elementë politikë, fuqia e Prokurorisë bie sapo nis procesi gjyqësor

Haxhiu: Publikimi i pjesëve të dosjes për Metën tregon elementë politikë, fuqia e Prokurorisë bie sapo nis procesi gjyqësor

Analisti Baton Haxhiu, në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, komentoi seancën ndaj Ilir Metës, duke u ndalur te mënyra se si Prokuroria po menaxhon publikimin e pjesëve të dosjes në opinionin publik.

 

Sipas Haxhiut, fuqia e Prokurorisë është më e madhe në fazën paraprake të hetimit, kur publikon pjesë të përzgjedhura nga dosja, ndërsa kjo epërsi zbehet sapo çështja hyn në proces gjyqësor.

 

Fuqia e Prokurorisë në opinionin publik është në momentin kur vendos të japë pjesë nga dosja që i mbledh në momente të caktuara dhe kjo është përparësi deri kur fillon procesi gjyqësor. 

 

Kjo fuqi zhduket në momentin kur fillon gjykimi dhe aty palët janë të barabarta. Kur copat e dosjes dalin në publik, fuqia e saj bëhet e vogël ose gati e papërfillshme.

 

Ai u ndal edhe te publikimi i detajeve që lidhen me shumën prej 200 mijë eurosh, duke ngritur dyshime për motive politike pas nxjerrjes së informacionit në publik.

 

Sot Prokuroria ka goditur edhe pjesën e 200 mijë eurove, por duke qenë se kjo pjesë e dosjes është asgjësuar, nuk e di pse ka dalë në publik. Atëherë këtu ka elementë politikë. 

Si është e mundur që, kur të gjitha gjërat janë të kopsitura nga Prokuroria, ende përdoret fuqia e spekulimit, kur kanë pasur kohë të mjaftueshme për të shkatërruar imazhin e Metës.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy