
Përballë urdhrit të Prokurorisë, i cili ndalon publikimin e dokumenteve të dala si pasojë e sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, flet për përkeqësim të lirisë së medias.
Meta thotë se liria e mediave është vendimtare për të garantuar transparencën dhe llogaridhënien dhe se frikësimi i mediave dhe gazetarëve synon të mbrojë nga pandëshkueshmëria përgjegjësit e vërtetë të cenimit të sigurisë kombëtare.
Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare.
Akti i fundit i Prokurorisë nën diktatin e Kryeministrit fajtor veçse do të kontribuojë në përkeqësimin e pozitës të Shqipërisë lidhur me lirinë e medias.



