
Ka 10 vite që Edi Rama si lider i kësaj mazhorance nuk ka marrë asnjë reformë në konsensus me opozitës, ndërkohë që nga zoti Berisha ka marrë çdo 4 vjet, ndryshoi Kushtetutën me kërkesën e Edi Ramës.
Rama mori konsensusin çdo herë nga mazhoranca e atëhershme kur Berisha ishte në krye të saj.
Rama e para bëri reformën territoriale në mënyrë të njëanshme, e dyta me prezencën ndërkombëtare ndryshoi rregullat e lojës në 24 orë, me bekimin e ambasadës së SHBA dhe BE.
Ne nuk patëm reformë, reforma nuk merret me zor, është fryt i një konsensusi.
Është kjo deklarata e kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në MCN Live, duke thënë se ndodhemi përballë një personi që nuk presim ndryshime të reformës zgjedhore nga Edi Rama.
Me gjithë këto rezultate me viktimën Lulzim Basha që kishte problem në llogaritjen e mandateve, ne i fituam votat, nëse do përktheheshin këto vota në mandate, PD do kishte sot drejtimin e vendit.
Ne kemi fituar, i japim kot merita Edi Ramës. I ka vjedh 100 mijë vota, nuk ia ka lënë Kristaqi. Ka katër ministra nën hetim për vjedhje votash.
Ky është moment mjaft delikat me politikën shqiptare dhe për Ramën, është një test dhe për të. Duhet të sillet si Kryeministër i vendit që ka përgjegjësi institucionale dhe duhet të gjejë gjuhën me opozitën.
Rama nuk e zhbën dot opozitën, duhet të shfryjë tullumbacen dhe ti japë vulën opozitës. Rama është provokator që përpiqet ta fusë vendin në qorrsokak.
Sa i takon grushtit ndaj kreut të opozitës Sali Berishës, dhe të ndaluarit për ngjarjen, Ndoka tha:
Ai është me raport falso, ne kemi Kryeministër me raport origjinal.



