
Ish-presidenti Bamir Topi nuk e gjen problemin te ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pasi sipas tij largimi apo shkarkimi i tij nuk do të zgjidhte asnjë gjë.
I ftuar në emisionin "Studio e Hapur", Bamir Topi është shprehur se problemi qëndron te Rama, duke kujtuar kësisoj se vetë PS i ka dhënë të gjithë mbështetjen politike atij njeriu i cili ishte kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi.
Sipas Topit, i vetmi person që nuk duhej të ishte larguar është vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj.
Ndërsa në lidhje me përgjimin e publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm, Xhafaj, ish-presidenti është shprehur se është në tagrin e prokurorisë tashmë që të zbardhë të vërtetën.
“Prokuroria duhet të dalë dhe të thotë kemi administruar një kallëzim penal, deri këtu është e ecura. Pra duhet të ketë transparencë. Koha ka treguar që Prokuroria ka qenë institucioni që është sulmuar më shumë”, tha Topi.



