Noka para protestuesve: Kjo është pranvera shqiptare, nuk ndalemi derisa t’i sigurojmë vendit votën e lirë

Noka para protestuesve: Kjo është pranvera shqiptare, nuk ndalemi derisa t’i sigurojmë vendit votën e lirë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka tha gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet para Kryeministrisë se të gjithë demokratët janë mbledhur për t’i thënë Ramës që janë të fortë dhe të bashkuar, të gatshëm për ta rrëzuar.

Ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor që ka një qëllim të ndërpresë projektin më të errët që i është kanosur vendit në këto 33 vite, planin ogurzi të Ramës për asgjësimin e opozitës. Një person që sundon prej 11 vitesh, që vjedh dhe blen votën, që shantazhon, që është në krye të çdo afere, që udhëton si sheik me taksat e qytetarëve, i bën për tekat e tij personale.

Sot me këtë vërshimin tuaj madhështor, ky person është i vetmi që është i palumtur dhe nervoz, i shqetësuar se nuk ia doli të shkatërronte opozitën, atë që i prishi ëndrrën për mbretërim.

Edhe pse na burgosi liderin pa prova dhe pa fakte ne jemi sot për t’i thënë Ramës që opozita është në këmbë, e fortë, e  papërkulur e bashkuar, gjithë energji, e gatshme për ta rrëzuar.

I themi Ramës që nuk të pranojmë më se nuk mund të kemi kryeministër hajdut.

Misioni ynë është ta çojmë këtë sundues malinj para drejtësisë.

Kjo është pranvera shqiptare, nuk ndalemi derisa t’i sigurojmë vendit votën e lirë, dhe zgjedhjet e ndershme. Ne do t’i fitojmë. Asgjë nuk na ndal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy