Helmimi i banorëve në Krujë, Meta: Kërcënim serioz për jetën, të gjenden shkaktarët

Helmimi i banorëve në Krujë, Meta: Kërcënim serioz për jetën, të gjenden shkaktarët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Krujë, ku qindra qytetarë kanë përfunduar të helmuar në spital nga uji i pijshëm.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta e cilëson një situatë alarmante që sipas tij duhet trajtuar me përgjegjësi e seriozitet, ndërsa i bëri thirrje institucioneve që të zbardhin shkakun dhe të gjejnë shkaktarët.

Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia. Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!

Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar deri më tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy