Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit ku qytetarët e Kosovës do të vendosin për qeverinë dhe kryeministrin e tyre të ardhshëm, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, ka paralajmëruar komisionerët e subjekteve politike se do të përballen me akuza penale në rast se konstatohen parregullësi gjatë procesit zgjedhor.



