Është mbajtur sot mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, ku Rama bëri me dije disa nga çështjet kryesore që do të adresohen në Kongres, të cilat janë mirëqenia shoqërore, rinia dhe ecuria e Këshillimit Kombëtar.
Kreu i qeverisë tha se e konsideron të arsyeshme që Kongresi të marrë në konsideratë zgjerimin e Sekretariatit me dy sekretarë të tjera.
Rama u shpreh se ky do të jetë një Kongres ndryshe, duk u shprehur se brenda tij do të ketë edhe shpirt kritik.
“Kongresi do të ketë brenda edhe shpirtin kritik, që debatet të zhvillohen si një ndarje reale e shqetësimeve, me vetëdijen që askush nuk e zotëron të vërtetën e fundme”, u shpreh Rama.
Ndër të tjera Rama vuri në dukje se PS "do të vazhdojë ë fitojë duke qenë vazhdimisht opozitë e vetvetes", çka sipas tij është sfida më e madhe e selisë rozë.



