Çani: Rama po bën provë force, shantazh të hapur politik ndaj SPAK!

Çani: Rama po bën provë force, shantazh të hapur politik ndaj SPAK!

Analisti Arian Çani përplasjen mes kreut të SPAK, Arben Kraja, kryenegociatorit Zef Mazi dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të cilët i kërkuan të informojnë në kohë Kryeministrin për hetimin e zyrtarëve të korruptuar, deklaroi se nuk di të thotë nëse Kryeministri po ecën në një fushë të minuar.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se edhe në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama shantazhoi hapur SPAK.

Është shantazh i hapur politik, i tha kujdes, se ju po hani deri tani vetëm nga njerëzit e mi. Kjo më duket se është në vazhdën e kësaj, Rama është një politikan i cili ka kuptuar një gjë dhe për mua nuk e ka keq.

Si në çdo fushë të jetës, dhe sidomos në politikë, mënyra më e mirë për të fituar, nuk është pozitiviteti, as konstruktiviteti, është dhuna, forca, shantazhi. Kjo për mua është provë force që Edi Rama thotë unë jam këtu dhe do vendos territorin tim. Demokracia nuk do nënkuptohej pa këto, nuk ka demokraci pa shkelur mbi viktima. Demokracia funksionon vetëm me bërryla dhe intriga.

Sa i takon falënderimit që Rama bëri për ambasadoren amerikane Yuri Kim, lidhur me ndërmjetësimin e disa marrëveshjeve në sektorin energjetik, Çani foli për një lojë mes aleatëve.

Sipas tij, Edi Rama është një mjeshtër i paparë për të luajtur dhe me shkopin dhe karotën.

Herë pas here përdor shkopin herë tjetër karotën. Kësaj radhe ishte karotë, ai i thotë Kim e shikon se kur duan të heqin unë të mbroj. Ti ma hoqe Elisabetën (Imeraj), por i thotë se ne nuk do prishemi për këtë punë.

Pyetjes nëse Sali Berisha po e mban peng Partinë Demokratike, tani që Lulzim Basha iku, Çani tha se nuk e shikon si peng.

Ai shtoi se problemi nuk është se po e mban Berisha peng PD, por kush po e mban peng Shqipërinë.

Unë ty të kam mbështetur kur ke qenë në pushtet, tani kur ti ke një hall pse të mos mbështes. Nuk më duket pengmarrje. Nëse do flisnim për pengmarrje, është pengmarrje e dyanshme. Është një histori dashurie kjo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy