
Protesta 60-minutëshe e biznesit të vogël, kundër vendimit të qeverisë për ti përfshirë në skemën e TVSH-së, ka marrë mbështjetjen e plotë nga Partia Demokratike. Kjo e fundit i komunikoi pjesëmarrjen në protestë përmes takimit tëe djeshëm me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët kanë vendosur të mbyllin qepenat prej orës 11 deri në orën 12.
Protesta e tyre ka fokusuar edhe diskutimet gjatë mbledhjes së grupit të partisë demokratike, një mbledhje që është zhvilluar larg medias. Por ndërkohë burime nga mbledhja bëjnë të ditur se kryetari i Partisë Demokratike u ka dhënë deputetëve udhëzimet për pjesëmarrjen në protestë.
Mësohet se deputetët janë udhëzuar të shpërndahen në tregjet kryesore, si Tregu Çam, Medreseja, tregu industrial apo tregu elektrik ku ka të përqëndruar shumë biznese, për të cilët Basha gjatë takimit të djeshëm prezantoi planin e Partisë Demokratike kur kjo e fundit të vijë në pushtet. Pika më kryesore e këtij plani ishte premtimi për të nxjerrë jashtë skemës së TVSH, biznesim me të ardhura nën 120 milionë lekë të vjetra.
Por ndërkaq nuk ka ende një vendim rreth protestave në rrugë, kundër taksave të vendosura së fundmit në përgjithësi dhe tarifës së rrugës së Kombit në vecanti.



