Zgjedhjet në SHBA, Papa: Republikanët marrin Kongresin, shanset janë edhe për Senatin

Zgjedhjet në SHBA, Papa: Republikanët marrin Kongresin, shanset janë edhe për Senatin

Gazetari Robert Papa thotë se në SHBA, ku aktualisht po mbahen zgjedhjet e mesit të mandatit, pritet triumfi i republikanëve. Papa tha në një lidhje Skype me MCN TV se republikanët do të marrin Kongresin, por edhe për Senatin, gjasat janë të larta.

Në Amerikë votuesit janë ndarë majtas dhe djathtas, si në Shqipëri. Gjithmonë në zgjedhjet e mesit të mandatit fiton partia tjetër. Në Senat, janë 6 shtete që vendosin. Nuk do ta kemi që sot kush do të jetë fituesi. Do të duhen gjashtë javë kohë.  

Papa tha se rezultatet e sondazheve nuk do të konfirmohen nga vota popullore ndërsa e cilësoi presidentin Joe Biden një dështim.

Ka kohë që sondazhet nuk dalin në rezultate. Të jesh republikan në Amerikë është e vështirë ta deklarosh. Në sondazhe, republikanët nuk e deklarojnë votën e tyre. Kjo ndodhi në 2016. Mendoj që sondazhet sërish do të dështojnë. Kongresin e marrin republikanët, kanë gjasa të marrin edhe senatin.

Biden është një dështim i sistemit zgjedhor amerikan. Një njeri që ngatërron emrat, flet në ajër dhe nuk pasqyron Amerikën. Nuk ka shans për një mandat tjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy