Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, deklaroi se Edi Rama nuk foli për atë që parashikon buxheti i ardhshëm për pensionistët, pasi buxheti i ardhshëm ka zero lekë rritje të pensioneve.
Nga seanca e sotme parlamentare ku diskutohet projektbuxheti për vitin 2025, ai tha se Rama për atë që bën sa herë ka zgjedhje, një herë në katër vjet për të hedhur hi syve, duke e cilësuar si buxhetin e turpit të qeverisë.
Asnjëherë nuk iu kanë thënë se do i rrisin pensionet, se nuk do i rrisin pensionet.
Nuk kanë asnjë plan për të rritur pensionet, çmimet rriten dhe ju shkoni drejt varfërisë ekstreme.
Pensionet e pensionistëve në Shqipëri janë një turp kombëtar dhe përgjegjës për këtë turp kombëtar është vetëm Edi Rama.
Bëjini një pyetje vetes, se kush e ndaloi Edi Ramën në 12 vite që të mos regjistronte punonjësit në të zezë.
Nuk e ka bërë kurrë, pasi ka maninë vetëm për vjedhjen e buxhetit.
Ky nuk është buxhet për shqiptarët, por turpi i atyre që e kanë sjellë dhe votojnë në Kuvend.
Ky është turpi më i madh i një qeverie që nuk arrin as të kujdeset për më të dobëtit në këtë vend.
Mendojnë se votat tuaja i kanë në xhep, ndaj jepini përgjigjen e merituar.



