
Nga Maliqi, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Alfred Gega, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se takimi përcjellë frymën dhe energjinë e ndryshimit të shumëpritur.
Ai tha se është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kandidatë të Primareve në mbarë vendin.
Sipas tij, është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet.
E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për vjedhjen tuaj. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për mashtrimin tuaj.
E përdorën atë në mënyrë të pamëshirë për përzënien tuaj nga votat tuaja, dhe sot të pashpirt, të pangopur, pasi kanë përzënë 1 milionë shqiptarë në 8 vite deklaronin se do sjellim familjarë dhe punëtorë nga Sri Lanka, Bangladeshi dhe India.
Dhe këta, iu garantoj për trafik të qenieve njerëzore, dhe jo për të punuar këtu.



