
Azgan Haklaj, ish-kryetar i PD-së në Tropojë, tha në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, në MCN TV, tha se qe në krye të herës, i ka propozuar PD dhe strukturave të kësaj partie, që ta përjashtojnë Sali Berishën nga kjo parti.
Kurse lidhur me referendumin që Berisha do të mbaj nesër, Haklaj është i mendimit se nuk është asgjë, veçse një puq statutor dhe informal.
“Unë i kam kërkuar Bashës dhe strukturave të PD që të mos e kandidonte Berishë, dhe i kam propozuar që ta përjashtonte Berishën nga PD.
Referendumi i nesërm është një format piramidal, një referendum informal. S’ka gjykatë në botë, që i jep të drejtë, një organizate qe shpërdoron skemën, logon, e PD, pa të drejtë statutore, andaj ky referendum është një puq statutor për të pushtuar selinë e PD , dhe është një grushtet”.



