Rama për LaCivita: “Latifi” gjeti budallenj që paguajnë

Rama për LaCivita: “Latifi” gjeti budallenj që paguajnë

“Latif” e quajti Kryeministri Edi Rama drejtuesin amerikan të fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita.

Në fjalën e tij në çelje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se sipas “kënetës” prioritet është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi në dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi dhe rrënon mjaftueshëm Shqipërinë.

Për këtë prioritet bufi ka sjellë, me kush e di se sa para që kush e di ku i ka gjetur, edhe një latif nga Amerika, Latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit shkon e thërret i thotë “hajde Latif se ata do të më rrahin”.

Latifi kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen se kush është miu.

Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj që të paguajnë gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë.

Për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi dhe u soll si ari dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës që bufi e kollofiti si të ishte thjesht një mi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy