
Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë e deputetëve demokratë Bujar Leskaj dhe Zef Hila me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ndërkohë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të zhvillojë një seancë me pyetje me ministren e Arsimit, Evis Kushi.
Në rend dite është futur edhe Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës se Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për Programin Kombëtar te Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri".




