Kalemaj: Dezinformimi, çështje që duhet të trajtohet me seriozitet. Janë mbi 800 portale në Shqipëri!

Kalemaj: Dezinformimi, çështje që duhet të trajtohet me seriozitet. Janë mbi 800 portale në Shqipëri!

Politologu Ilir Kalmeaj foli në Mcn Live mbi komisionin për dezinformimin të propozuar nga Patia Socialiste. Kalemaj tha që dezinformomi është një çështje që duhet të trajtohet me seriozitet, dhe është një nga piketat kryesore të vet BE-së. Kalemaj vuri në dukje se në Shqipëri janë mbi 800 portale, që duhet të kontrollohen se kush i financon.

Duhet të bëjë një saktësim në lidhje me këtë ligj të ri, duhet të bëj një saktësim, që është një detyrim ku edhe vet BE në tre vitet e fundit e ka futur dezinformimin si një nga piketat kryesore për t’u adresuar, ka edhe një rezolutë të PE për këtë gjë. Bëhet fjalë për atë që ata që e adresojnë si fuqi malinje, ose fuqi të huaja, influencë e paligjshme.  Pyetja që shtrohet këtu, a është Shqipëria e kërcënuar këtu? Ka një shqetësim konkret që vjen nga Irani, për Rusinë s’ka të dhëna të plota, ka pasur spekulime por që s’janë të verifikuara. Ajo që ka bërë debat publik ka qenë çështja McGonigal përmes Deripaskës. E dyta është çështja e Nick Muzin, që në atë kohë u akuzua Basha. Dezinformimi është një çështje që duhet të trajtohet me seriozitet. Ne kemi 800 portale. A i kontrollon kush? Kush i financon këto portale? Ka nevojë për investigim. A ka kapacitete Parlamenti për ta investiguar? Ky është një debat tjetër.

Dezinformimi s’është vetëm përmes medias. Dezinformimi është bërë përmes partive politike. Në Austri u bë skandal i madh para disa vitesh. Le Pen ka marrë 20 milionë euro financime nga ruse. Bëhet fjalë për vende të mëdha perëndimore, imagjinoni çfarë mund të bëjë në vende të Ballkanit. Është një frikë reale dhe duhen ndërtuar kapacitete. Një pr.ligj i ri synonte edhe krijimin e një rrjeti të ri për të qenë sa më të mbrojtur nga sulmet kibernetike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy