Tahiri i përgjigjet PD-së: Policia, bashkëpunim me vendet partnere

Tahiri i përgjigjet PD-së: Policia, bashkëpunim me vendet partnere

Ministria e Punëve të Brendshme  i përgjigjet deklaratës së sotme të PD-së në lidhje me akuzën e kapjes së sasive të mëdha të drogës nga vendet partnerëve.

Në një deklaratë për mediat sot, MPB shprehet se “PD t’u hedhur një sy deklaratave të partnerëve në fund të çdo operacioni të përbashkët kundër narkotikëve, do ta kishte më të lehtë të mos dilte në përfundime si këto të sotmet, që rezultatet e përbashkëta kundër trafikimit i numëroi si dobësi e punës së Policisë së Shtetit!.

“Është një fakt i pamohueshëm që 3 vitet e fundit, niveli i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policitë e vendeve partnere është në standarde të panjohura më herët”, thuhet në deklaratë nga MPB.

Më tej, MPB, thekson se, “është ky bashkëpunim që ka dërguar para drejtësisë dhjetëra trafikantë narkotikësh, ka bërë të dështojnë shumë tentativa për dërgimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të huaja, apo të sekuestrohen sasi të konsiderueshme droge. Dhe janë rezultatet kundër paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe veçanërisht kundër kultivimit të narkotikëve, që evidentohen si sukses në raportin e fundit të Komisionit Europian”.

Me herët Enkeleid Alibeaj deklaroi per sasinë e madhe të drogës shqiptare që po alarmon Europën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy