
Nga studio e lajmeve në MCN Live deputeti socialist, Baftjar Zeqaj deklaroi se propozimi i Partisë Demokratike për reformën territoriale për 94 bashki nuk është i drejtë. Ai tha se bashkitë e vogla nuk gjenerojnë të ardhura dhe se duhet të jenë ekspertët ata që vendosin për ndarjen territoriale.
Është absurditet që të bësh të gjitha bashkitë vetëm për të menduar se fiton. Kjo formulë nuk është e drejtë sepse mendoj se po të rritësh njësitë vendore PD ka shanse më shumë për të fituar. Këto nuk janë argumente për të sjellë një ndryshim të fuqishëm në Shqipëri. Përderisa edhe në komision është hedhur nga e djathta ideja që t’ja lëmë ekspertëve vendosjen për ndarjen territoriale, jam dakord që kjo ecuri ti mbetet ekspertëve të vendosin pse duhet të jenë kaq njësi. Kam shpresë që në të ardhmen të mos jetë politika që vendos. Bashkitë e vogla nuk performojnë, më shumë se 20 bashki të vogla nuk sigurojnë të ardhura. Edhe raporti jonë e ka të hapur këtë çështje, nuk ka thënë që 61 bashki dhe ka mbaruar, është i hapur për tu trajtuar në çdo moment.
Ndërsa i pyetur se sa bashki ka parashikuar Partia Socialiste në këto zgjedhje vendore, Zeqaj tha se në kushtet ku ndodhet sot opozita, e majta ka mundësi të marrë më shumë se ç ‘dihet.
Sot për sot nuk ka ndonjë analizë të brendshme se sa bashki fitojmë. Sa i përket bujqësisë, PS e ka pasur prioritet dhe besoj se Rama shkel në këto qytete edhe për ndryshimet që kanë pësuar qytetet e Shqipërisë dhe fushat e bujqësisë. Në fakt për njësitë vendore sot në kushtet që e djathta nuk është në performancën e saj më të mirë ka rrezik që e majta të marrë më shumë se ç ‘dihet. Po flas atë që shoh, nuk shoh përballje që të them se ne do marrim shumicë. Do ketë konkurrencë të fortë sepse siç ka e majta njerëz me potencial, ka edhe e djathta.



