Sula: E turpshme që vula erdhi me një vendim gjykate. Duhej të zgjidhej nga Berisha dhe Basha. Historia do t’i gjykojë për dëmin ndaj opozitës (VIDEO)

Sula: E turpshme që vula erdhi me një vendim gjykate. Duhej të zgjidhej nga Berisha dhe Basha. Historia do t’i gjykojë për dëmin ndaj opozitës (VIDEO)

Vendimi për vulën e Partisë Demokratike duket se mori një drejtim serioz dje teksa Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin ‘e Shkallës së Parë që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit të Rithemelimit si legjitim dhe Sali Berishën kryetar.

 

Drupal Ad

 

 

 

Por këtë zgjidhje, deputeti Dashnor Sula, për mikrofonin e ‘MCN live’ e quan disi të turpshëm dhe të vonuar për faktin se do duhej të vinte nga vet Berisha e Basha, si fajtorët kryesor, e jo nga një vendim gjykate.

Së pari duhet te themi që do duhej të gjithë pa përjashtim nga Sali Berisha, te Lulzim Basha, të dy të parët dhe të tjerët, që ti kërkojmë falje demokratëve që kanë rreth tre vite që të rraskapitur dhe të tërhequr zvarrë janë dhunuar, janë tallur nga të gjithë mazhornaca dhe nga kushdo tjetër që të debatohej që sherri midis vet demokratëve lartë, më në fund erdhi.

Për mua ishte turpshme që të dal kjo nga një vendim gjykate në një kohe që nuk u gjet zgjidhje as edhe nga Berisha, as nga Basha, sepse të dy ishin sherri qe nisin që nga 9 shtatori.

Do të duhej edhe më pas që të mos ishte çështje gjykate por çështje vullneti njerëzor, i demokratëve dhe drejtuesve të PD-së që të mos vinim deri në këtë gjendje jashtëzakonisht të lodhur, të përçarë.

Për deputetin Sula, tanimë Sali Berisha do duhej të bënte sakrificë për demokratët pasi opozita është rrugëve.

Dhe nëse, sipas tij, opozita humbet edhe një mandat 4 vjeçar, dëmi i madh që iu bë asaj do duhej ti gjykonte përgjegjësit nga historia.

Kur shikoj drejtuesit e lartë të PD-së nuk kthjellohen dhe nuk kuptojnë se demokratët janë pak siç janë lere më të përçarë.

I takon Sali Berishës të bëj sakrifica të forta, atij dhe familjes ë tij që të dhembi shpejti për të gjithë demokratët sepse opozita është rrugëve. Është e trishtueshmen pasi opozita po bën 12 vite që të vuaj edhe katër vite të tjera të vuaj në opozitë. Kjo do të ishte tmerr, shkatërrim i opozitës dhe do të duhej që Berisha i pari të mbledhi mendjen se kështu nuk është rruga nëse do duhej për të pasur një mandat, për të qenë rrogëtar, deputet apo politikanë të tjerë të opozitës, ta mbajnë por dëmin e madhe që po ua bëjnë opozitës edhe historia do i gjykoj në vitet në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy