Korrespodenti i BBC tregon takimin me Enver Hoxhën dhe si Berisha shkoi në Londër për ta hequr nga puna

Korrespodenti i BBC tregon takimin me Enver Hoxhën dhe si Berisha shkoi në Londër për ta hequr nga puna

Korrespodenti i BBC prej vitesh, Arben Manaj zbulon takimin që ka patur me diktatorin Enver Hoxha, dhe një fotografi që i ka mbetur nga ai takim.

Në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, zbuloi se e ka takuar Enver Hoxhën ka qenë kur prishëm marrëdhëniet me Kinën.

Babai im ka qenë kryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Im atë u sëmurë, kemi qenë në Pogradec në vilat e udhëheqjes.

Erdhi aty Enveri, mbaj mend ka qenë ajo periudha që kanë diskutuar për prishjen e marrëdhënieve me Kinën, isha i vogël.

Kemi bërë një foto familjare më ka hedhur dorën. Sot, ky që ka dalë me Enverin ka shkuar në BBC.

Ai rrëfeu se kur ishte korrespodent i Associated Press, udhëtonte me xhip me Sali Berishën, shkonte në shtëpinë tij dhe në mitingje.

Isha korrespodenti i parë i një agjencia të huaj në Shqipëri. Në momentin që shkova në BBC, ndoshta nuk i pëlqente mënyra si raportonte në BBC, ndoshta nuk e kishte me mua.

Deri sa arrita në kërcënim me vdekje pastaj. Erdhi Berisha në Londër, bashkë me Bashkim Koplikun dhe kanë kërkuar largimin tim nga BBC.

Berishën e kam falur. Atij mund ti pëlqej që unë indirekt jam me të drejtën, por nuk besoj se e pranon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy