Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar pasditen e sotme ceremoninë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë ceremony ishin të ftuar disa nga figurat më të larta të shtetit, duke nisur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, presidenti Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ministrat e qeverisë Rama, krerët e komuniteteve fetare, kryeprokurorin Olsian Çela. I pranishëm është edhe Princ Leka, teksa mungon kryeministri Edi Rama. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përcjellë edhe një mesazh gjat fjalës së saj.
“Deklarata e pavarësisë, të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejta të patjetërsueshme, siç janë jeta, liria, që për të siguruar këto të drejta qeveria themelohet prej njerëzve duke e marrë këtë të drejtë nga pëlqimi i njerëzve, që sa herë një formë qeverisëse shkatërrohen këto parime, është e drejta e popullit ta shfuqizojë ose ta ndryshojë atë dhe të themelojë qeverinë e re, duke hedhur baza mbi këto parime dhe duke organizuar kompetencat e saj në një formë të tillë siç do t’u duket atyre që ndikon në sigurinë dhe lumturinë e tyre. Gëzuar, për pavarësinë dhe për Shqipërinë!”, tha Kim.
Ambasadorja Yuri Kim deklaroi gjithashtu se demokracia është një element i shoqërisë që duhet të çmohet dhe mbrohet.



