
18 karrige në Kuvendin e Shqipërisë kanë mbetur bosh nga rradhët e opozitës, ndërkohë që deri tani janë 122 deputetë gjithësej.
Nga PD janë plotësuar 23 vende dhe lista e kandidatëve është shteruar e gjitha. Ndërkohë që nga LSI-ja janë 17 vendet, pasi sot pranoi mandatin edhe Ramazan Gjuzi nga lista e Tiranës.
Deri tani janë 39 deputëtë të opozitës që kanë zënë karriget, nga 58 që dogjën mandatet.
Për herë të parë vendi do të mbetet me më pak se 140 deputetë që janë parashikuar në Kushtetutë. Nuk dihet nëse pas kësaj presidenti Meta do të marrë një vendim për të shpërndarë Kuvendin.
Situata në PD sipas qarqeve:
FIER 3 vende bosh, asnjë s ka pranuar
TIRANË 2 bosh, 8 pranuar
DIBËR 1 bosh, 1 pranuar
DURRËS 2 bosh, 2 pranuar
VLORË 1 bosh, 2 pranuar
KORCË 0 bosh, 4 pranuar
SHKODËR 3 bosh, 2 pranuar
KUKËS 1 bosh, 1 plotësuar
BERAT 0 bosh, 1 pranuar
LEZHË 3 bosh, 0 pranuar
GJIROKASTËR 0 bosh, 1 plotësuar
ELBASAN 2 bosh, 1 pranuar



