Berisha: Rama e përdor SPAK! Dumani ka mbyllur dosjet e krimit elektoral ku përfshihet ai dhe të tjerë

Berisha: Rama e përdor SPAK! Dumani ka mbyllur dosjet e krimit elektoral ku përfshihet ai dhe të tjerë

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se Kryeministri Edi Rama, përdor SPAK për qëllimet e tij.

Në një komunikim për mediat mesditën e sotme, ai deklaroi se dosjet e krimit të madh elektoral, ku përfshihen nga Edi Rama dhe të tjerë, i mbyll kreu i SPAK, Altin Dumani.

Edi Rama përdor Skrapin, unë nuk e kam përdorur dhe nuk do e përdor kurrë drejtësinë. Drejtësia do jetë nën ligj dhe e pavarur. E varur nga ligji.

Unë nuk mund të pranoj kurrë prokurorë apo gjykatës apo nëpunës apo deputetë apo ministër një njeri që ka kryer krim, një njeri që fle mbi krimin, një njeri që fsheh krimin.

Nuk është punë Skapi këtu. E kam deklaruar dhe e deklaroj se çdo njeri i ndershëm që zbaton ligjin, a do quhet Spak apo do quhet... ne e kemi quajtur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ne me këtë jo nuk do të dobësojmë, por përkundrazi do forcojmë dhe do adoptojmë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

A, në qoftë se dikush do të mbrojë monstrat e Xhorxh Sorosit, në Shqipëri, kjo ka marrë fund.

Unë nuk mund as të mashtrohem, as të ekzaltohem me akte teatrale.

Unë di që dosjet e krimit të madh elektoral, që përfshihen nga Edi Rama e poshtë, i mbyll Altin Dumani. Kjo është ajo që unë di dhe është e faktuar.

Unë di që 50% e të gjithë veprimtarisë së bandave sipas regjistrimeve telefonike dhe mesazheve, është elektoral.

Dhe këto i di shumë mirë Altin Dumani që nuk ndërmerr asnjë akt për to.

Të besosh se ai që fle mbi këtë krim monstruoz, ka vullnet, ai nuk ka asnjë vullnet, ai është një ushtar mjeran, fanatik i partisë, një ushtar i Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës e Ymer Lalës.

Ai nuk është asgjë tjetër. Ai ka bllokuar hetimin e krimit elektoral dhe për këtë në mënyrë absolute do bëhet përgjegjës para ligjit.

Le t’i thërrasë Edi Rama sa të dojë, Altin kështu, Altin ashtu, por unë i them se Altin, do përballesh me ligjin për qëndrimin tënd ndaj krimit elektoral që është një qëndrim antikushtetues, antiligjor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy