
Ndërhyrjet politike të ambasadores amerikane Yuri Kim në zhvillimet e PD, për gazetarin Arjan Çani, i ftuar në “Të Paekspozuar”, treguan se shqiptarët përmes zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, konfirmuan faktin se edhe amerikanët mund të gabojnë.
Unë do shtoja një element tjetër, unë këtë e shoh si një zhvilli pozitiv për vendin, pra konfliktin e Uashingtonit zyrtar, pra të një pjesë të tyre sepse unë mendoj se në fund të fundit, pra në finale, duam apo s’duam ne emancipon shoqërinë.
Është përmbysur ekuacioni, mes liderëve lokal dhe amerikanë. Shqiptarët konfirmuan me votën e tyre me 6 mars, se edhe ne themi sot se amerikanët gabojnë, shumica e njerëzve në Shqipëri, mesa duket kuptuan si një lloj referendumi.



