
Disa persona janë dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nën akuzën e abuzimeve me një tender prej 7 milionë lekësh, mbi shkeljen e barazisë në tendera dhe favorizim, pranë Bashkisë së Durrësit.
Në bazë të akuzës, GJKKO-ja ka dhënë dënime për disa të implikuar në këtë çështje.
Është dënuar me 11 muaj burg Adriatik Velaj, me 10 muaj Muhamed Likazhiu, 10 muaj burg Artan Taho, 11 mua burg Kastriot Beqaraj, 10 muaj burg Gjergj Markolaj, 11 muaj burg Indrit Marmuhaj, që janë të gjithë zyrtarë të Bashkisë.
Ndërsa në burg nga firmat private janë lënë Albjon Bushi dhe Riza Sulaj, të cilët janë dënuar me 11 muaj dhe për “falsifikim vulash”.
Ngjarja ka qenë fillimisht e bërë publike në tetor të vitit 2021, kur SPAK ndërmori një operacion për të goditur këtë skemë, kur 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private u arrestuan dhe një tjetër u la e lirë me “detyrim paraqitje”, pasi akuzohen për abuzimin me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit, e cila pas verifikimit rezultoi jashtë funksionit.



