Basha akuza të forta Vangjush Dakos nga Durrësi, fton qytetarët në protestën e 16 shkurtit

Basha akuza të forta Vangjush Dakos nga Durrësi, fton qytetarët në protestën e 16 shkurtit

Gjatë vizitës së tij ditën e sotme në qytetin e Durrësit kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të Vangjush Dakos duek theksuar se kreu i bashkisë së Durrësit është shndërruar në “shëmbëlltyrën e regjimit që sundon sot Shqipërinë”.

Sipas kryedemokratit, Dako është “simboli i betonimit”, që ka uzurpuar çdo gjë jashtë parametrave urbane.

"Këtu në Durrës është shembulli se si në nivel lokal ka degjeneruar në formën e shëmbëlltyërn e Vangjush Dakos, i cili është edhe kryebashku i votave të vjedhura, edhe autori i vjedhjes së votave të 2017-ës, përfituesi kryesor i betonizimit të Durrësit, njeriu që ka shkelur çdo rregull, çdo parametër urban, për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në këtë qytet, dhe njeriu që përcakton që betonierët mund të kalojnë vetëm nëse janë të kompanisë së tij dhe vetëm njerëzit që janë lidhur me të mund të punojnë dhe të ecin përpara. Është shëmbëlltyra e regjimit që sundon sot Shqipërinë”, u shpreh Basha.

Axhenda normale e interesit publik tha Basha është axhenda e punësimit, gjallërimit të ekonomisë dhe luftës kundër varfërisë. Kreu demokrat deklaroi se ne si PD jemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e rimëkëmbjes së shpresës dhe besimit tek kapacitetet e vendit.

"Këtë e shohim tek çmontimi i rreziqeve kryesore të kapjes nga krimi, shkatërrimi i rrjetit oligarko-kriminal që ka kapur vendimmarrjen në nivel qëndror dhe lokal”, tha Basha.

Kreu i opozitës zhvilloi një takim me qytetarët në Durrës të cilët i ka ftuar për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Gjatë fjalës së tij para bashkisë së qytetit të Durrësit, Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet para 15 shkurtit, pasi në datën 16 shkurt qytetarët do ta shkulin nga karrigia e pushtetit.                                     

Gjithashtu kryedemokrati i bëri thirrje Prokurorisë të arrestojë kreun e Bashkisë së Durrësit brenda datën 15 shkurt pasi ndryshe do ja vendosin prangat qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy