Politologu Ilir Klaemaj në MCN Live ka komentuar lidhur me samitin e OSBE-së në Shkup për të cilin u shpreh se është një takim rutinë duke shënuar dhe përmbylljen e presidencës nga Maqedonia e Veriut.
Teksa ka numëruar disa nga elementët që ranë në sy nga ky samit, ai tha se vëmendje mori shtimi i Rusisë aty pasi nga koha e luftës në Ukrainë ajo ka qenë e izoluar në këto takime.
Samiti i Shkupit që synon dhe fundin e presidencës nga Maqedonia e Veriut është takim rutinë por zhurmë ka shtuar fakti që është shtuar Rusia duke bërë që vendet si Lituania Estonia të bojkotojnë. E treta, Rusia ka deklaruar njëlloj fitore të vogël sigurie dhe e katërta që pash unë si element ishte që ambasadori amerikan u ngrit dhe iku. E pesta është fakti që Rusia ka qenë totalisht e izoluar në këto takime të fundit, nuk kanë arritur dot të çajnë këto bllokada. Natyrisht që OSBE ka një rol më periferik këtu lidhur me këto çështje. Maksimumi që ne mund të bëjmë është axhenda me amerikanët apo çështje të tjera që shkojnë përtej Ballkanit perëndimor.
I pyetur nëse lidhet kjo prezencë në Maqedoni e Lavrovit dhe ndikimet që mund të ketë te situata Serbi- Kosovë, Kalemaj tha se kjo çështje do të diskutohet në Shkup. Sipas tij, pas 17 dhjetorit do të shihet qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës.
Natyrisht kjo ishte një nga çështjet që do diskutohet dhe është dhe një mundësi e mirë për takime bilaterale që zhvillohen mes vendeve nëse do kemi shkrirje të akujve. Duhet thënë se takimi i Vuçiç me Kurtin nuk prodhoi ndonjë gjë, kemi mbi një vit që kemi ngrirje të procesit dhe nuk pres asgjë deri sa të kemi zgjedhjet në Serbi. Nëse Vuçiç fiton duhet parë se cilat do jenë zgjedhjet në raport me Kosovën. Kjo situatë nuk mund të shtyhet në mënyrë të pafundme. Pas 17 dhjetorit do të shihet qëndrimi in Serbisë ndaj Kosovës.



