Kriza e energjisë, Nazarko: Rama duhet të kuptojë të vërtetën e krizës dhe ministrin përgjegjës

Kriza e energjisë, Nazarko: Rama duhet të kuptojë të vërtetën e krizës dhe ministrin përgjegjës

“Rama duhet të kuptojë të vërtetën e krizës dhe ministrit përgjegjës t’i japë një shkelm në prapanicë”. Kështu tha mbrëmjen e sotme nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV, gazetari Shpërim Nazarko teksa fliste për krizën e energjisë në vend. Sipas Nazarkos kjo që po ndodh është krizë menaxheriale dhe se kryeministri Edi Rama duhet të thotë që nuk mund të pranojë që hidrocentrali më i madh në Shqipëri i të jetë me 270 metra në tetor ndërkohë që në korrik ka pasur 290 metra.

“Ne kemi pasur dhe kemi ende naftë që nga koha e Duçes dhe çfarë na ndodh ne? Marrim naftën tonë, ne na duhen 600 mijë ton, por prodhojmë 1 milionë e gjysmë dhe e çojmë jashtë dhe blejmë të njëjtën naftë të ardhur që andej. Unë besoj që kompanitë të gjendura në vështirësi financiare mundet që të rregullohen brenda për brenda, por nuk mund të shesësh të njëjtën energji në gusht, edhe të shesësh edhe të blesh. Nafta jonë është e shtrenjtë sepse nuk mund t’ia mbledhim të gjitha taksat. Rama duhet të kuptojë të vërtetën e krizës aktuale dhe ministrin përgjegjës. Ai duhet ti vejë gishtin kokës dhe të thotë që nuk mund të pranojë që hidrocentrali më i madh në Shqipëri i të jetë me 270 metra ndërkohë që në korrik ka pasur 290 metra. Ministrit një shkelm në prapanicë dhe të shkojë te shokët sepse nuk ka asnjë kuptim. Rama nuk jep urdhra të tilla, por ka rënë në pozita. Ai duhet të marrë vesh të vërtetën. Kjo që po ndodh tani është krizë menaxheriale”, tha Nazarko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy