Tarifa për Berishën: Një sociopat, që po djeg partinë për të shpëtuar veten

Tarifa për Berishën: Një sociopat, që po djeg partinë për të shpëtuar veten

Duke analizuar figurën e Sali Berishës, profesor Fatos Tarifa, i ftuar në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, në MCN TV, tha se duke huazuar nga dikush termin “sociopath”, është i mendimit se më shjumë se çdo gjë i shkon një identifikim i tillë, për një politikan, i cili do të bëj gjithçka për të shpëtuar veten e tij.

“ Dikush këtë kohë e ka quajtur Berishën “sociopath”, unë nuk di term më të përshtatshëm se ky. Ky po djeg një parti për të shëptuar vetë, pavarësisht se cili do të jetë fati i kësaj partie, apo i vet Berishës pas Kuvendit të 11 dhjetorit, unë siç thashë nuk shoh për atë njeri të ardhme politike, ai i përket së shkuarës, është histori, vazhdon të jetë shumë i rrezikshëm”.

Sipas Tarifës, nga kjo tragjedi në PD, nuk duhet fërguar duart PS, sepse kur nuk ka një opozitë të fortë, nuk ka as qeverisje të fortë.

“Nuk do të doja që socialistet apo ata që janë në qeveri të fërkojnë duart me këtyë tragjedi që po ndodh në PD, sepse edhe kjo ëhstë në dëm të tyre, pa një opozitë ajo parti dobësohet, dhe qeveria nuk qeverisë më mirë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy