
Drejtori i IKMT, Ardjan Halili është shkarkuar nga detyra. Halili mbante prej vitesh postin e drejtorit të IMT-së në bashkinë e qytetit të Durrësit.
Në deklarimet e tij Halili ka bërë me dije se i është ndërprerë kontrata nga ana e Bashkisë, ndërkohë që nga ana tjetër Bashkia pohon se është vetë Halili, ai i cili ka dhënë dorëheqjen.
Shkarkimi ka ndodhur rreth tre javë më parë, ndërkohë që në postin e drejtuesit të IMT-së Durrës është emëruar i komanduar Dorjan Mema.
Mësohet se shkarkimi i Ardian Halilit bëhet me qellim riformatimi të institucioneve në varësi të bashkisë Durrës.
Kujtojmë se Ardian Halili është bashkëshorti i ish-prokurores së dorëhequr, Rediana Halili.



