Analisti Ben Andoni për emërimin e ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji si drejtoreshë e spitalit Elbasan, e sheh si lodhje prej opozitës në pushtet, por edhe prej mungesës së burimeve njerëzore nga Partia Socialiste në mandatin e katërt qeverisës.
Duke folur për “MCN Live” lidhur me ish-deputetët opozitarë që kanë marrë poste në qeverisje, ai deklaroi se Edi Rama po e dërrmon Partinë Demokratike dhe opozita po shkërmoqet.
Të flasësh për moralin politik është e tepruar, se politika nuk ka moral. Të gjitha lëvizjet që po bën zoti Rama janë thjesht lëvizje për ti bërë një make up pushtetit.
Në mandatin e katërt zoti Rama është i lodhur. Mbi të gjitha ka njerëz që nuk mund të drejtojnë, jo thjesht administrata e tij lë shumë për të dëshiruar dhe janë shumë larg pritshmërive të publikut.
Nuk pres ndonjë gjë të madhe nga zoti Rama dhe gjithë administrata e tij, pasi kanë kohë që nuk e njohin mirë shtetin shqiptar. Ne lëmë shumë për të dëshiruar, ne merremi më shumë me pasojat dhe nuk merremi me shkaqet.
Zoti Rama po e dërrmon Partinë Demokratike për shkak se infrastruktura e burimeve njerëzore në Partinë Socialiste, lë shumë për të dëshiruar. Dhe opozita e gjatë e PD e ka lodhur, dhe nuk po e gjejnë dot veten që të dalin në tava in e drejtimit të PD.
Drejtimi i PD është thuajse monopol. Afrimi i individëve dhe nga forcat e tjera politike, për çështje të administratës publike, nëse kanë asistencën e duhur kjo është gjë e mirë.
Politika nuk ka moral, mund të bëjë gjithçka, por ka korrektësinë dhe të thotë se deri tani kam qenë me këto bindje dhe tani e tutje do bëj këtë. Atëherë je i justifikuar, kuptohet nëse nuk shkel parime që lidhen me humanizmin.
Partia Demokratike duhet të riorganizohet, pasi në të kundërt nuk ngrihet.
Ndër të tjera shtoi se drejtimi i Edi Ramës ka kohë që ka humbur lidhjen me realitetin, por ka forcuar pushtetin.
Sipas tij, Rama po largohet gjithnjë e më shumë nga funksionalizimi i pushtetit, dhe duke i hequr “tullat nga poshtë” opozita po shkërmoqet dhe se nuk ngrënë dot mbi Sali Berishën.



