Kur në Ballkan duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet, shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian Federika Mogherini ka vendosur që të ftojë të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale me 26 maj.
Ende nuk kanë dalë detaje më shumë në lidhje me këtë takim, por duket se zhvillimet më të fundit në Ballkan e kanë shqetësuar BE, e cila ka vendosur që përmes numrit 1 të diplomacisë të ulë të gjithë kryeministrat për të diskutuar më shumë në lidhje me situatën në këtë rajon.
Kur Shqipëria është përfshirë në një krizë politike pasi opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, Maqedoni po ashtu po kalon një periudhë jo të mirë tranzitore të pushteteve, si dhe nga ana tjetër Kosova vetëm pak ditë vendosur të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si dhe edhe marrëdhëniet e brishta mes vendeve në Ballkanin Perëndimor ka shtyrë në darkën jo formale mes kryeministrave.
Darka duket edhe si një vazhdim i angazhimit të Mogherinit në Ballkan, duke pasur parasysh se ajo zhvilloi një tur vetëm dy muaj më parë.



