
Pas Partisë Demokratike, edhe Partia Socialiste ka vendosur të riorganizojë strukturat. Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS-së është vendosur ndarja e re e punës në të 12 qarqet e vendit.
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të marrë rolin e koordinatorit të Veriut, për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, të cilat deri tani janë mbuluar nga emra të tjerë të Partisë Socialiste.
Në mbledhje është vendosur që kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të marrë nën koordinim qendrën e vendit me katër qarqet: Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Korçë.
Ndërkohë, Jugu i është besuar një prej figurave më të vjetra në PS, Gramoz Ruçi, i cili do të koordinojë Fierin, Beratin, Gjirokastrën dhe Vlorën.



