Në Vlorë, disa parti opozitare kanë hedhur një hap drejt bashkimit, duke krijuar një front të përbashkët një vit përpara zgjedhjeve vendore të 2027. Ata propozojnë nisjen e menjëhershme të përgatitjeve, daljen me një kandidat të vetëm dhe shpalljen e tij disa muaj para zgjedhjeve, si edhe kalimin nga denoncimet publike në kallëzime konkrete penale.



