
Pyetjes nëse ka dhënë garanci Lulzim Basha se nuk do të bëjë koalicion me kryeministrin Edi Rama, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule iu përgjigj me një fjali.
I ftuar në edicionin e lajmeve të MCN TV, Dule tha se nuk ka asnjë alternativë të tillë teorike.
“Nuk besoj se ka një alternativë të tillë teorike që të më japë edhe një garanci praktike”, tha Dule.



