
Fill pas deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka i cili njoftoi se refuzojnë platformën e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka ardhur edhe reagimi nga Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj thotë se është koha për vepra dhe jo për fjalë dhe se kujt grupim i intereson që të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.
Ai shprehet se refuzimi i Komisionit të Rithemelimit nuk u shërben demokratëve.
Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjendën e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.
Sipas tij, 32 deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së janë jo vetëm vota, por dhe zëri i demokratëve që sot më shumë se kurrë duan te ndalet procesi i përçarjes dhe të nisë bashkimi i vërtetë.
32 deputete te grupit parlamentar te PD janë jo vetëm vota por dhe zëri i demokrateve qe sot me shume se kurrë duan te ndalet procesi i përçarjes dhe te nise bashkimi i vërtetë. Jo me fjale por me vepra konkrete, ne çdo qelize te partisë dhe jo vetëm ne zyrat e selisë qendrore.
Deputetët e PD duhet ti shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri është tani.



