Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar sot një takim me të rinj dhe student në një biznes kulinarie në Tiranë.
Në fjalën e tij para studentëve, kreu i opozitës e ka cilësuar këtë shkollë si një nga më uniket në Ballkan.
Kryedemokrati tha se vota për numrin 9 më 25 prill do t’i jap fund klimës së represionit ndaj qytetarëve, ndaj medias e në veçanti ndaj sipërmarrjes shqiptare.
Ai gjithashtu përsëriti se me bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Aleancën Europiane të Universiteteve do t’u mundësoj të rinjve trajnime në profesione të ndryshme dhe lidhjen me tregun e punës.
“Zgjedhjet e 25 prillit janë ndoshta më të rëndësishmet që nga ndërrimi i sistemit. Është momenti kur me votën tuaj, ju keni përgjegjësinë dhe fuqinë të vendosni nëse do të vazhdojmë edhe katër vjet të tjera kështu, siç kemi qenë këto tetë vite në vendnumëro apo nëse do të ecim përpara në standardin ekonomik, në rritjen e mirëqenies, në rritjen e punësimit, në rritjen e pagave dhe në hapjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ditët e fundit, siç më keni ndjekur edhe nga media, unë kam qenë në kontakt me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian. Në bisedën e fundit që pata me zëvendës Presidentin e Komisionit, i shpjegova se pjesë kryesore e planit tonë është të ndalim emigracionin e të rinjve. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm përmes një reforme në arsim, që do të sjellë trajnimin profesional të rinisë shqiptare. Për këto arsye, e kemi bërë gati marrëveshjen me Aleancën Europiane të Universiteteve me një nga organizatat më të mëdha gjermane dhe europiane të trajnimit profesional në mbi 20 profesione të ndryshme.



