Spiropali reagon për shkarkimin: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, provohen me kohën (VIDEO)

Spiropali reagon për shkarkimin: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, provohen me kohën (VIDEO)

Me një postim të gjatë në rrjetet sociale, ministrja e shkarkuar Elisa Spiropali ka komentuar largimin e saj nga drejtimi i diplomacisë shqiptare. Ajo i ka shprehur mirënjohjen Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, duke e quajtur këtë si kulturë politike dhe jo si nënshtrim personal. 

 

Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

 

Spiropali thotë në reagimin e saj se  me dorëzimin e portofolit të ministres së jashtme përfundoi një detyrë, por jo rrugëtimi i saj në politikë.  Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen, shkruan ajo.

 

Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën. Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi. 

 

Më tej Spiropali thotë se Socialistëve u detyrohet gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit sepse sipas saj pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy