Spahiu: Dritan Goxhaj është trim, dokumenti për të i falsifikuar. Rama ka humbur aleatët ndërkombëtarë (VIDEO)

Spahiu: Dritan Goxhaj është trim, dokumenti për të i falsifikuar. Rama ka humbur aleatët ndërkombëtarë (VIDEO)

Dritan Goxhaj është vendosur në qendër të vëmendjes publike pasi pak ditë më parë lexoi para Kryeministrisë 5 kërkesat e protestuesve që kundërshtojnë projektin e resortit në Zvërnec dhe kërkojnë largimin e qeverisë Rama. 

 

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu tha për “MCN Live” se Dritan Goxhaj është trim dhe dokumenti që pretendon se nuk është pjesë e UÇK-së, është i falsifikuar.

 

Sipas tij, është interesin e atyre që mbrojnë regjimin që e etiketojnë si shërbëtor të regjimit të Iranit. 

 

Spahiu shtoi se Shqipëria është në udhëkryq dhe se aktualisht Edi Rama ka humbur aleatët e vetë në arenën ndërkombëtare.

 

Një protestë aq e madhe, që është në vete një revolucion, gjithmonë del në krye dikush i guximshëm, dikush që është trim. Dhe Dritan Goxhaj është një njeri i guximshëm dhe natyrshëm ai ballafaqohet me sulmin e atyre që rrezikojnë rënien nga pushteti. 

 

Falsifikohen dokumente për të, ndërsa për 27 vite rresht ai ishte luftëtari i UÇK-së dhe tani thonë, jo nuk ka qenë. Dokumenti është ashiqare i falsifikuar, nuk është shkruar me gjuhën e Kosovës, as atë zyrtare. 

 

Protestat do të nxjerrin disa njerëz që më vonë do të përfshihen në politikën shqiptare. Ai është tashmë politikan, por është çështje e tij nëse do të përfshihet. Është interesin e atyre që mbrojnë regjimin që e etiketojnë si shërbëtor të regjimit të Iranit. 

 

Protesta të tilla po përkrahen nga Greqia, Italia, Irani, Turqia. Çfarë do të thuash që je dhe agjent grek dhe turk? Agjenda e protestuesve është pakënaqësia me qeverinë ekzistuese. 

 

Sigurisht që Shqipëria është në udhëkryq, por unë shoh që Rama ka humbur aleatët e vetë në arenën ndërkombëtare. Këtë e provon publiciteti që i bëhet protestave në mediat ndërkombëtare. 

 

Imazhi dhe aleancat janë të varura se në politikë është e vështirë të kesh miq të përhershëm, janë miq të interesit më tepër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy