Politologu Ilir Kalemaj komentoi në MCN Live rastin e 22-vjeçares nga Keniam e cila u dhunua barbarisht dhe në rrethana misterioze në Tiranë.
Kalemaj thekson se nuk mund të thuash që shoqëria shqiptare është raciste, pasi ajo po reagon. Kalemaj shton se racistë janë ata që kryen aktin e dhunës dhe institucionet që heshtin përballë një makabriteti të tillë.
Kam ndjekur reagimet në rrjetet sociale. Ka qenë një gazetare angleze që dha sinjalin dhe ju si televizion e keni ndjekur. Nuk kam idenë që gjithë shqiptarët janë racistë, racistë janë ata që kanë kryer aktin e dhunës, institucionet që qëndrojnë të heshtura përballë një makabriteti të tillë. Policia dhe Prokuroria që fshihen pas sekretit hetimor dhe nuk kanë kryer procedurat e duhura. Së katërti janë ata që janë përfshirë, u tha që punonte në një kazino. Nuk dihet për dokumentacionin. A është paguar në mënyrën e duhur?! A janë paguar detyrimet, siguracionet?! Kryeministri bëri një thirrje për bangladeshas dhe qytetarë të botës së tretë për të punuar në Shqipëri, por ne duhet të kemi kuadër që rregullon marrëdhëniet e punës dhe i mbron këtë shtetas. Duhet të kemi sensibilitet që për fat të keq e kemi lënë në heshtje”.
Kalemaj thotë se nëse e dhunuara do ishte shtetase franceze apo spanjolle, reagimi do ishte tjetër. Ai shton se i pari që duhet të merret në pyetje dhe të japë një prononcim është punëdhënësi i saj.
Nëse do ishte spanjolle apo franceze reagimi do ishte tjetër, jo për shkak të ngjyrës së lëkurës. Spanja kreu arrestime në Elbasan, si asnjë vend tjetër. Por nuk duhet ta shtrijmë atë gjykimin tonë mbi gjithë shoqërinë shqiptare. Shqiptarët janë ndër popujt më migratorë, dhe sa më shumë kontakte ke, aq më pak rracist bëhesh. Punëdhënësi duhet i pari të merret në pyetje, të jap edhe një prononcim publik, ka përgjegjësi penale apo civile. Është absurde të thuash që shoqëria ëshë raciste, shoqëria po reagon”.



