
Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar për reformën në drejtësi dhe SPAK ku u ndal te masa për Berishën për të cilën u shpreh se duhet të hiqet.
Ai tha se mbajtja e Berishës në arrest shtëpie nuk ka më sens, ndërsa theksoi se SPAK nuk duhet të mendojë që është institucion për të pastruar politikën.
Dy partitë opozitare kanë drejtuesit e tyre një nën akuzë dhe tjetrin në hetim, ndërsa vetë Rama nuk është i prekur. Por nuk e di nëse SPAK vjen me idenë për goditje balancë, unë kam idenë se SPAK duhet të vendosë që masa e arrestit për Berishën tani të hiqet sepse ai është deputete dhe kryetar i një partie politike. Berisha duhet të shkojë në zyrë, dosja ka shkuar për gjykim, prova nuk ka më çfarë të prishë.
Mbajtja e Berishës në arrest nuk ka sens më. Sa i përket reformës në drejtësi ka dy masa, një është që ajo ka ndikuar në jetën e çdo qytetari shqiptar që nuk ka asnjë përmirësim. Dosjet janë bërë stiv, nëse i kthehemi SPAK natyrisht që ka bërë gjëra që vlejnë për tu theksuar, por SPAK nuk duhet të mendojë që është institucion për të pastruar politikën.



