
Partia Demokratike nëpërmjet nënkryetarit Luçiano Boçi dhe deputetes Albana Vokshi, dorëzuan sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor, lidhur me çështjen “McGonigal”.
Duke folur për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Boçi bëri të ditur se kërkesa është firmosur nga 45 deputetë.
Kërkesa ka në thelb ngritjen e Komisionit Hetimor që të nxjerrim Ramën nga vrima e kamares. Jo vetëm komisioni do e nxjerr por dhe protesta e 11 shkurtit.
Boçi citoi se rregullorja e Parlamentit e përcakton qartë se kur 1/4 e deputetëve kërkojnë ngritjen e komisionit, është detyrim që të ngrihet.
Sipas tij, Edi Rama ka harxhuar taksat e shqiptarëve dhe kësaj radhe nuk do të shpëtojë.
Edi Rama nuk do të shpëtojë kësaj radhe. Nuk mundet që Rama të fshihet përsëri. Do vijë në Komision Hetimor si Çeço dhe do të përgjigjet para këtij komisioni.
Paralelisht jeni njoftuar që Kongresi Amerikan ka ngritur një komision të tillë hetimor dhe ka kërkuar nga FBI të gjitha informacionet e detajuara për këtë çështje McGonigal, përfshirë edhe Ramën, sepse është edhe akuza e dytë që bëhet në aktakuzën e Grand Jurisë.
Dhe njëkohësisht, ky komision i yni do i marrë të gjitha detajet dhe do të kërkojë nga kryeministri të gjitha takimet dhe pjesët e duhura për të zbardhur të gjithë skandalin e përpjekjes së Ramës për të korruptuar institucionet e sigurisë amerikane me qëllim goditjen e sistemit politik në Shqipëri, goditjen e pluralizmit, eliminimin e opozitës.
Nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë, madje edhe gjithçka do t’i kthehet në bumerang.



