Gara në PD, Gjana: Deri më tani kanë votuar 44% e demokratëve, fituesi shpallet nesër

Gara në PD, Gjana: Deri më tani kanë votuar 44% e demokratëve, fituesi shpallet nesër

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat bëri me dije se pjesëmarrja e votuesve deri më tani është 33047 anëtarë ose 44% e numrit total.

Ndërkohë më tej, Gjana bëri me dije se në Kombinat është paraqitur një person i mediave investigative i cili ka shkuar të provojë të votojë.

Ndërsa në lidhje me rezultatin e votimit, Gjana u shpreh se paraditen e nesërme do të bëhet publik emri i fituesit ndërsa nuk dha një orar.

“Pjesëmarrja e votuesve në të gjithë vendin është 44%. Në përgjithësi janë lejuar ato që kanë kartën e antarësisë, pa i penguar.

Pash një Konjari se ishte e pezmatuar se nuk ka gjetur emrin në listë, është e vërtetë për efekt të përpunimit në sistemet e IT të emrave, nëse nuk rezulton në listë por disponon kartën e anëtarsie mund të votosh.

Janë pengesa lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme kemi krijuar një hapësirë tjetër në lëvizje.

Në Kombinat është paraqitur një nga këto mediat investigative që ka tentuar të votojë. Shpresoj të mos shkojë njeri tjetër si ajo. 

Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit.

Porosia është që ti shqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot.”, u shpreh Gjana.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy