
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka pritur në takim paraditen e kësaj të enjte personat me aftësi të kufizuara të cilët ishin duke protestuar mëngjesine sotëm përpra parlamentit,.
Përfaqësuesi i tyre tha për mediat pas takimit se kanë marrë premtim se kërkesat e tyre do të trajtohen.
Ne nuk pretendojmë të na realizohen të shtata pikat ekonomike. Ne duam që dita e premte të jetë e bukur për ne. Kemi një marrëveshje dhe kërkojmë implementim. Unë jam i bindur se ata do të shprehen pozitivisht për kërkesat tona. Sigurisht që të shtata kërkesat nuk mund të realizohen me një të rënë të lapsit.
Kërkesat tona janë: Rikthimi i pagesës për energjinë elektrike. Më parë 80% na e paguante shteti dhe na e hoqi PD kur ishte në pushtet. Duam të na kthehen siç ishte. Kujdestari të paguhet me pagë minimale dhe të futet në punët e rënda.
Ne duam 80 litra karburant që ne të lëvizim. Çmimi i karburantit është shumë i lartë. Të na jepet një godinë në plazhet Durrës apo Shëngjin. Ne nuk trajtohemi me ilaçe.
Rama takon protestuesit paraplegjikë para parlamentit: Do t’ju presë ministrja, mos rrini në shi
Persona me aftësi të kufizuara edhe ditën e sotme kanë zgjedhur të protestojnë para Kuvendit për kërkesat e tyre.
Nga ana e tij kryeministri në përfundim të fjalës së tij në Kuvend, ka takuar tetraplegjikët të cilëve u ka thënë se do të jetë ministrja Manastirliu ajo që do t'i presë dhe më pas do të diskutojnë.
Për momentin do t'ju presë Ministrja dhe më pas unë do të komunikoj me të. Ministrja do t'ju presë brenda. Mos rrini më në shi. Për momentin takoni ministren, pastaj do të shikojmë marrëveshjen, çfarë ka marrëveshje dhe shikojmë e bëjmë.
Nga ana e tyre ata janë shprehur se i kanë bërë të ditura kërkesat e tyre dhe se kërkojnë vetëm të jetojnë të pavarur.
Na jepni mundësi të jetojmë të pavarur dhe kaq, të mos bëhemi barrë. Ne i kemi bërë të ditura kërkesat edhe në institucionin që ju drejtoni, edhe në Ministrinë e Shëndetësisë.



