
Kreu i PD, Lulzim Basha, ka publikuar një video teksa rikujton programin e PD ‘’Shqipëria fiton Shëndetësinë’’ që e prezantoi po sot bashkë me ekspertët.
Sipas Bashës me programin e PD-së, mjekët dhe infermierët nuk do ta braktisin më vendin siç kanë bërë në vitet e fundit, madje përkundrazi do të rritet numri i mjekëve si dhe do të shtohet një fakultet të ri mjekësor.
Po ashtu ai rikujton që paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro.
“Në programin tonë “Shqipëria fiton Shëndetësinë”, paga e infermierëve do të bëhet 700 euro dhe e mjekëve 1200 euro. Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri. Mjekët dhe infermierët nuk do ta braktisin më vendin”, shkruan Basha.



