
Kanë mbetur dy ditë nga zgjedhjet presidenciale amerikane, edhe pse mbi 50 milionë njerëz e kanë shprehur tashmë preferencën e tyre, me postë ose personalisht.
Sipas sondazheve, zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris, dhe ish-presidenti republikan Donald Trump janë të angazhuar në një sfidë për votimin e fundit kjo veçanërisht në shtatë shtetet e lëkundura që do të vendosin zgjedhjet: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, North Carolina, Pennsylvania dhe Wisconsin.
Sipas gazetarit dhe autorit të emisionit “Fokus”, Robert Papa, i ftuar në “MCN lajme”, pikërisht në këto shtate shtete kryeson Trump, për të cilin thotë se në këto dy ditë ai nuk duhet të bëjë asnjë gafë se mund ti kthehet kundër tij në votime.
Janë shtatë shtetet e betejës, në Karolina e Veriut, ku z.Trump ëhstë 3.4% sipër, në Georgia është 2.5%, në Arizona 6.5% , në Nevada 5.5%, pastaj në Wisconsin, Michigan dhe Pensilvania ëhstë 1.5 dhe 1.8%. Janë si snap shot pollet, ku Trump kryeson. Pati një ide që në Nayoëa, mudn të fitojë Harris. Nëse Harris fiton atë vend, janë kambana alarmi për z.Trump.
Personalisht mendoj se Trumo këto dy ditë nuk duhet të flas, e ka situatën shumë të mirë, dhe nuj dueht asnjë batutë dhe asnjë gafë që të mund ta dëmtojë, sepse në zgjedhjet e kaluara është vënë që disa fjalë të pamatura, gaboi në disa fjalë.
Gara është shumë e ngushë, ajo që mua më jep besim që Trump është fitues, është pikërisht që polli në raund kombëtar nuk është më shumë se 1%. Ato shifra që unë i përmendja janë nga Atlas në Brazil pra, nuk opaguhet nga amerikanët sepse pollët qe paguhen këtu anojnë nga Kamala Harris.



