
Kryetarja e FRPD-së Vlorë, Sara Bodo e ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit” në MCN TV u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është zgjidhja ideale për krizën e krijuar brenda në PD.
Sipas saj ai është një person i provuar, dhe një kandidat I ri do të krijonte përçarje me të vjetrin.
“Nuk njeh meritokracinë, nuk njeh statut dhe kontribut. Mendoj që Vlora ka shumë figura të mira, duke filluar nga kryetari I PD dega Vlorë dhe nuk u përfshi në lista. Nënkryetarët e partisë nuk u vendosën. U vendosën disa individë, që kam respekt për ta, por politikisht ndahemi. Kur nuk ka kontribut s’mund ti sjellësh në degën e Vlorës nga Tirana. Çfarë shembuj na jep?
Ne jemi me statutin dhe të respektohet. Politika është gjë morale, por nuk e zgjidhim dot moralisht këtë punë.
Për të zgjidhur krizën, Berisha është zgjidhja ideale. Sepse nëse vihet një kandidat I ri do të ketë përçarje me të vjetrin nëse do të vihet një I ri nuk do të kemi atë besimin 100%. Berisha është I provuar dhe e dimë si funksionon.”, u shpreh Bodo.



